Bota

Pak orë nga mbyllja e votimit, kreu i komunës së Preshevës thirrje shqiptarëve të Luginës: Është dita jonë, sot votuam

21 Qershor 2020, 15:27 Nga DOSJA
Pak orë nga mbyllja e votimit, kreu i komunës së Preshevës

SERBI-Kreu i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Serbi, të votojnë sa më shumë për bashkimin e partive shqiptare, kur mbeten edhe pak orë nga mbyllja e procesit.

Në një postim në Facebook, Arifi shkruan, se kjo votë është kombin shqipëtar dhe unitetin. Më tej ai shkruan, se ndihet krenarë që të gjithë partitë shqiptare në Serbi janë bashkuar.

Sot nuk votuam për asnjë parti politike, sot nuk votuam asnjë politikan. Sot votuam për Kombin Shqiptar, për unitetin, për unifikimin të cilin e ka bërë spektri politik Shqiptar në Luginë të Preshevës. Sot jemi krenar që kemi mundur së bashku në një list të përbashkët të tregojmë një shembull për gjithë Shqiptarinë. Sot është dita jonë dhe ju lutemi të vazhdoni të na përkrahni deri në orën 20:00 duke votuar numrin 16“, shkruan Arifi në Facebook.

Kjo është hera e parë kur 5 partitë shqiptare të Medvegjës, Preshevës dhe Bujanvocit shkojnë të bashkuara në zgjedhje. Në Serbi janë të gjithë të sigurtë për fitoren e Partisë Progresive të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe dilema më e madhe është, se kush do të zerë vendet e opozitës në parlament. Opozita serbe ndërkohë i ka bojkotuar zgjedhjet.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni shqiperim arifi zgjedhjet në serbi shqiperim arifi zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll