Aktualitet

Merr flakë kati i fundit i një pallati në Tiranë, s’ka të lënduar

21 Qershor 2020, 15:59 Nga DOSJA
Merr flakë kati i fundit i një pallati në Tiranë, s’ka

TIRANË– Kati i fundit i një pallati në zonën e “Don Boskos” në Tiranë është përfshirë nga flakët. Mësohet se banesa është në pronësi të 60-vjeçares me iniciale M.Ç.

Për fat të mirë si pasojë e flakëve janë regjistruar vetëm dëme materiale. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 21.06.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr në katin e fundit të baneses në pronësi të shtetasit M.Ç., 60 vjeç, ku nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm deme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merr flake pallati ne tirane zjarr ne tirane merr flake pallati ne tirane zjarr ne tirane

Sondazh

Poll