Banesa ku ka jetuar Nexhmije Hoxha ndërpret punimet tek ish-sheshi “Shqiponja”, ndërtesa dy katëshe nuk është shpronës
21 Qershor 2020, 14:31Nga DOSJA
TIRANË– Punimet në zonën e rreth-rrotullimit te ish-sheshi “Shqiponja” janë ndërprerë.
Sipas AbcNews,përgjegjës të punimeve kompanisë “Salillari”, e cila po kryen punimet e Lotit të dytë të Unazës së Madhe konfirmojnë se banesa në të cilën ka jetuar Nexhmije Hoxha nuk është shpronësuar dhe për këtë arsye punimet janë pezulluar.
Pas shpronësimit nga ana qeverisë, banesa ku ka jetuar Nexhmije Hoxha do të prishet për t’i hapur rrugë vijimit të punimeve, por siç kuptohet edhe nga pamjet, pranë godinës ka pasur devijim të punimeve për të mos prekur godinën dy-katëshe.
AbcNews shkruan se banorët jashtë kamerave tregojnë se ditët e fundit rritmi i punimeve ka rënë, kjo ndoshta për shkak të pritjes së vendimit për shpronësimin. Makineritë dhe pjesa materiale ndodhen në zonë, por nuk ka asnjë punëtor që të vijojë me punimet.
Në katin e dytë të kësaj godine që prej vitit 1994 ka jetuar Nexhmije Hoxha. Ajo u nda nga kjo jetë në moshën 99-vjeçare, më 26 shkurt të këtij viti.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dy punëtorë ndërtimi kanë rënë nga lartësia, teksa po punonin. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, dy punëtorët me iniciale Y.C., 47 vje&...
TIRANW-Fotografi Felix Bilani, ka akuzuar zv.kryeministrin Erion Braçe, për vjedhje të autorësisë. Bëhet fjalë për një foto me pelikanë, të cilën zv.krye...
TIRANE– Jemi në periudhën e shpërthimit të virusit COVID-19 dhe shumë njerëz janë prekur nga kjo pandemi. Për disa ka sjellur simptoma të rënda që i ka detyruar...
SARANDË -Policia e Sarandës ka arrestuar një 34-vjeçar me iniciale I.I., i cili punonte si agjent doganier në Portin e Sarandës. ky i fundit pak dit...
Elbasan- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Bysh...
BERAT-Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë, “arrest me burg” për 48-vjeçarin nga Berati, Sokol Kapinova, pas ngacimit seksual ndaj një vajze 5-vje...