Aktualitet

Rinis nesër transporti ndërkombëtar detar i pasagjerëve, MIE: Rezervoni lundrimet nga Portet e Shqipërisë! Drejtoria Detar

21 Qershor 2020, 15:26 Nga DOSJA
Rinis nesër transporti ndërkombëtar detar i pasagjerëve,

TIRANË -Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar rinisjen e transportit ndërkombëtar detar që prej ditës së hënë. Sipas njoftimit, të gjithë shoqëritë, duhet të mbajnë të informuar pasagjerët për rregullat dhe masat në vendet ku ata synojnë të shkojnë. Në njoftim thuhet gjithashtu se të gjithë shoqëritë, do të jenë nën monitorimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar.

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare po punon për të bërë të mundur rifillimin gradual dhe të sigurt të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve. I gjithë ky proces ka në fokus garantimin e sigurisë së shëndetit të pasagjerëve, duke përmbushur në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet e sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e organizmave ndërkombëtare. Duke marrë në konsideratë kërkesat e operatorëve të licensuar në transportin detar të pasagjerëve dhe deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, për heqjen e kufizimeve të udhëtimit duke filluar nga 1 Korrik 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke nisur nga dita e hënë, 22 Qershor 2020, do të lejohen te gjitha linjat e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Në këtë situatë të re, përgjegjësia do të jetë shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të mundësuar rezervimin e lundrimit për dhe nga Portet e Republikës së Shqipërisë. Shoqëritë e Transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga portet e Republikës së Shqipërisë dhe destinacionin e synuar si dhe rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në destiancionin ku ata do të mbërrijnë. Drejtoria e Përgjithshme Detare do të monitorojë zbatimin e të gjitha masave si dhe planin e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar, të miratuar me Urdhërin Nr.169, datë 5 qershor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe portet detare në vend është e angazhuar për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në mënyrë që të garantohen lundrime të sigurta duke mos cenuar sigurinë e shëndetit të punonjësve të sektorit dhe të pasagjerëve“, thuhet në deklaratën e MIE.

Nga ana tjetwr, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka sqaruar mënyrën dhe se cila kategori e personave do të lejohet të udhëtojë nga nesër, ditë për të cilën, Ministria e Infrastrukturës, njoftoi hapjen e transportit detar ndërkombëtar. Përmes një njoftimit zyrtar, drejtuar kapitenerive të Porteve, autoriteteve portuale si dhe agjencive detare, Drejtoria Detare njofton se nga data 22 qershor do të lejohen te lëvizin me transport ndërkombëtar te trageteve tē gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Shqipëri ose vijnë për në Shqipëri per punë apo biznes.

Gjithashtu në njoftim thuhet se do te lejohen te lëvizin nga dhe për në Shqipëri ,të gjithë shtetasit Shqiptarë që janë rezidentë në vendet e BE, dhe janë te pajisur me dokumenta te shteteve të BE ose shteteve te tjera jashtë BE. Mundësinë për të lëvizur e kanë edhe të gjithë diplomatët Shqiptarë dhe të huaj, si dhe diplomatë të Republikës së Kosovës me automjetet e tyre personalë në hyrje dhe ne dalje për dhe nga Shqipëria. Në njoftim shtohet se po punohet ende për hapjen totale, që me shumë mundësi mund të jetë data 1 korrik.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e infrastruktures dhe energjise rinisja e lundrimeve nderkombetare ministria e infrastruktures dhe energjise rinisja e lundrimeve nderkombetare

Sondazh

Poll