Foto me pelikanët në Divjakë, fotografi akuzon Braçen për vjedhjen e autorësisë
21 Qershor 2020, 13:22Nga DOSJA
TIRANW-Fotografi Felix Bilani, ka akuzuar zv.kryeministrin Erion Braçe, për vjedhje të autorësisë. Bëhet fjalë për një foto me pelikanë, të cilën zv.kryeministri e ka vendosur në mes të një galerie me pamje nga Divjaka në profilin e tij në Instagram.
Sipas Bilanit, Braçe më së paku duhet të kishte respektuar autorësinë. Më tej ai shton, se përpara se ai të fotografonte pelikanët dhe flamingot, shumë njerëz nuk e dinin që ekzistonin në Shqipëri.
Postimi i plotë
Ashtu rutine…. Une shkoj me parate e mia dhe jo dieta shteti..se paku duhet te respektoje autoresine, sepse para disa viteve kur nxorrem pelikanet dhe flamingot per here te pare askush se dinte qe ka edhe shqiperia ..me pas u be trendi ….
Ndërkohë në ndryshimet e fundit në Kodin Penal për të drejtën e autorit, shkelja dënohet me gjobë deri në dy vite, nëse publikimi i veprës bëhet pa miratimin e autorit ose për qëllime përfitimi.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Jemi në periudhën e shpërthimit të virusit COVID-19 dhe shumë njerëz janë prekur nga kjo pandemi. Për disa ka sjellur simptoma të rënda që i ka detyruar...
SARANDË -Policia e Sarandës ka arrestuar një 34-vjeçar me iniciale I.I., i cili punonte si agjent doganier në Portin e Sarandës. ky i fundit pak dit...
Elbasan- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Bysh...
BERAT-Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë, “arrest me burg” për 48-vjeçarin nga Berati, Sokol Kapinova, pas ngacimit seksual ndaj një vajze 5-vje...
BULQIZË- Policia e Bulqizës vijon kërkimet për kapjen Feruzan Shehu, i cili më 19 qershor qëlloi me armë ndaj biznesmenit Gëzim Balla. Së fundmi, policia k...
TIRANE- COVID-19 vazhdon të shtrihet gjerësisht në institucionet shqiptare. Dosja.al ka arritur të zbulojë se një punonjëse e zyrës së afërt të kryeministrit Ed...