Aktualitet

Nuk ka rëndësi se kush je, Covid-19 i prek të gjithë! VIP-at dhe politikanët shqiptarë që u infektuan me koronavirus

21 Qershor 2020, 12:10 Nga DOSJA
Nuk ka rëndësi se kush je, Covid-19 i prek të gjithë! VIP-at

TIRANE– Jemi në periudhën e shpërthimit të virusit COVID-19 dhe shumë njerëz janë prekur nga kjo pandemi. Për disa ka sjellur simptoma të rënda që i ka detyruar të shtrihen në spital dhe të marrin mjekimet e duhura, ndërsa të tjerë po e kalojnë si një grip të thjeshtë gjithmonë duke u izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Për fatin e tyre të keq, personazhet e njohur do duhet të përballen dhe me opinionin publik kur lajmi se janë infektuar me COVID-19 bëhet publik. Kështu ka ndodhur në rastin e personave të njohur në vend.

Florjan Binaj

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka bërë me dije dy ditë më parë, me anë të një postimi në Instagram se është prekur nga Covid-19. Aktori i Portokalli ka treguar se është vetëizoluar dhe se nuk ka asnjë simptomë.

Aktoret Edmond dhe Robert Budina

Dy aktoret janë konfirmuar së fundmi se jane prekur nga Covid-19.

Ka qënë ISHP institucioni i cili ka dhënë këtë deklaratë. Ata lajmëruan se ka nisur dhe hetimi epidemiologjik për të mësuar se ku janë infektuar dhe shtrirjen e infeksionit.
Ndërkohë dy vëllezërit mohojnë vërtetësinë absolute të testit, dhe kërkojnë një tjetër testim për të treguar se janë negativ ndaj COVID-19. Ljamin se jane te prekur me COVID-19 artistet jane shprehur se e kane mesuar përmes televizorit.

Dekor Sahiti

Menaxheri i grupit Babastars ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Vetë Dekori e ka bërë publike lajmin, madje është shfaqur dhe në intervista në Skype aty ku ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është e mire dhe ka zgjedhur të izolohet për të ruajtur familjarët e tij.

Julian Gjaci

Aktori shqiptar që ushtron profesionin e tij në SHBA, Julian Gjaci ka qënë i infektuar me COVID-19 dhe ka treguar përmes një postimi se si e ka përballuar situatën.
Ai ka treguar se virusi futet në trup si njësi speciale dhe për 2 ditë të paralizon.

Muhamet Sejdiu

Këngëtari nga Gjakova, Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij Xhevahirja rezultuan pozitivë me Covid-19 në muajin Mars. Ai sapo ishte kthyer nga Gjermania.

Gjatë një interviste Sejdiu tha se para se ta merrte vesh që ishte infektuar me Covid-19, lajmi ishte publikuar në media.

Jetmir Hyseni

Këngëtari kosovar Jetmir Hyseni ka qënë i infektuar me koronavirus dhe ka qëndruar në spital për 23 ditë.Ai arriti ti mbijetonte luftës me koronavirusin falë kujdesit të mjekeve.

Prindërit e Bebe Rexhës

Bebe Rexha ka zbuluar gjatë një interviste se prindërit e saj janë prekur nga koronavirusi dhe tani janë duke u rikuperuar nga kjo sëmundje.
“Ata morën virusin, dhe për disa javë ishin shumë të sëmurë, dhe unë isha tejet e nervozuar”. Bebe jeton në Los Angeles ndërsa prindërit e saj në New York dhe ajo është shprehur se kishte menduar udhëtimin në Neë York për të qëndruar pranë tyre.

POLITIKANE:

Adriatik Alimadhi

Deputeti i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, Adriatik Alimadhi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Së bashku me të është infektuar edhe bashkëshortja e tij.

Qëndron Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës në Kosovë, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se ka dalë pozitiv me koronavirus. Ai ka njoftuar se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se do të qëndronte i vetizoluar në shtëpi.

Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, dhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se është vetizoluar, pasi që ka qëndruar në një ambient me personin që doli se është i prekur nga koronavirusi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid koronavirus politikane vipa covid koronavirus politikane vipa

Sondazh

Poll