Aktualitet

Ngacmimi seksual ndaj 5-vjeçares në Berat, gjykata lë në burg autorin, i gënjeu të miturat me ëmbëlsira dhe i futi në s

21 Qershor 2020, 11:10 Nga DOSJA
Ngacmimi seksual ndaj 5-vjeçares në Berat, gjykata lë në

BERAT– Gjykata e Beratit ka lënë në burg 48-vjeçarin Sokol Kapinova, i cili ngacmoi seksualisht një 5-vjeçare. Kapinova ka pranuar akuzat përpara togave të zeza, ndërsa nuk ka shprehur pendesë për veprimin e kryer. Duke qenë se askush nuk ka pranuar ta mbrojë, avokatin ia ka caktuar Gjykata e Beratit.

Në dëshminë e tij në sallën e gjyqit, Kapinova ka treguar se i ka mashtruar dy vajzat e mitura 5 dhe 7 vjeç me ëmbëlsira. Ato po luanin në oborrin përpara pallatit, në momentin kur 48-vjeçari i ka gënjyer me ëmbëlsira dhe më pas i ka futur në shtëpi.

Në këtë moment, 7-vjeçarja ka filluar të bërtasë për ndihmë. Ngacmimi seksual ndaj 5-vjeçares ndërkohë është vërtetuar edhe nga analiza mjekësore.

Sokol Kapinova ishte fqinj me familjen e dy vajzave të mitura. Nga banorët e lagjes ai njihej gjithashtu si përdorues i rregullt i alkoolit.

(g.sh./dosja.al)

 

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngacmimi seksual ne berat sokol kapinova ngacmimi seksual ne berat sokol kapinova

Sondazh

Poll