Aktualitet

E rëndë në Tiranë, bien nga lartësia dy punëtorë ndërtimi, njëri prej tyre iranian, dërgohen në gjendje të rëndë n

21 Qershor 2020, 13:34 Nga DOSJA
E rëndë në Tiranë, bien nga lartësia dy

TIRANË– Dy punëtorë ndërtimi kanë rënë nga lartësia, teksa po punonin. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, dy punëtorët me iniciale Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, kanë qenë duke punuar në një banesë private dhe kanë rënë nga skela. 

Të njëjtat burime bëjnë me dije se punëtorët e ndërtimit janë dërguar për në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Gjithashtu, mësohet se personi me inicialet S.M., 59 vjeç, është shtetas iranian.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë, Tiranë

Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjeherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bien dy punetore nga skela tirane bien dy punetore nga skela tirane

Sondazh

Poll