Aktualitet

Goditi kolegun pas sherrit banal, arrestohet agjenti doganor në Sarandë

21 Qershor 2020, 12:00 Nga DOSJA
Goditi kolegun pas sherrit banal, arrestohet agjenti doganor në

SARANDË -Policia e Sarandës ka arrestuar një 34-vjeçar me iniciale I.I., i cili punonte si agjent doganier në Portin e Sarandës. ky i fundit pak ditë më parë ka goditur fizikisht kolegun e tij doganier, për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Policia ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim I. I., 34 vjeç, banues në Sarandë, me profesion agjent doganier. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas është përfshirë në një konflikt në datën 17.06.2020, në lagjen nr.4 Sarandë, ku në Portin e Sarandës dyshohet se ka goditur fizikisht një punonjës tjetër doganier, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet agjenti doganor ne sarande sherri ne portin e srandes arrestohet agjenti doganor ne sarande sherri ne portin e srandes

Sondazh

Poll