Aktualitet

Antentati ndaj Ardian Çapjas, zbulohet distanca nga ku qëlloi snajperisti

21 Qershor 2020, 11:36 Nga DOSJA
Antentati ndaj Ardian Çapjas, zbulohet distanca nga ku qëlloi

ELBASAN-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin nda Ardjan Çapjas. Ekspertiza ka zbuluar, se Çapja u qëllua nga Kodra e Krastës në një largësi prej 346 metrash.

Ardian Çapja u qëllua më 8 qershor me snajper, ndërsa ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij në Elbasan. Menjëherë ai u dërgua në spital ku iu nënshtrua në ndërhyrje kirurgjikale. Çapaj arriti t’ja hedhë paq, pasi plumbi e kapi pranë zemrës. Pas disa orëve operacion ai doli nga rreziku për jetën.

Në dëshminë pas operacionit, 55-vjeçari nuk ka pranuar se ndaj tij ka pasur atentat, por është shprehur se plaga i është shkaktuar pasi ra në një shufër hekuri. Ndërkohë i plagosur në këmbë mbeti zjarrëfikësi, Dash Muhaxhiri, i cili shkoi të shuante flakët te makina e djegur e autorëve, teksa u përball me shpërthimin e disa fishekëve. Përsa i përket autorëve të ngjarjes, policia ende nuk ka një emër, ndërsa vazhdojnë hetimet. Pista kryesore mbetet ajo e konflikteve me grupet rivale në Elbasan.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardjan capja ardjan capja

Sondazh

Poll