Aktualitet

Atentati ndaj biznesmenit në Bulqizë’/ Kunati i autorit: Policia më terrorizoi gruan e fëmijët, më bëri kontroll në ba

21 Qershor 2020, 11:17 Nga DOSJA
Atentati ndaj biznesmenit në Bulqizë’/ Kunati i autorit: Policia

BULQIZË- Policia e Bulqizës vijon kërkimet për kapjen Feruzan Shehu, i cili më 19 qershor qëlloi me armë ndaj biznesmenit Gëzim Balla. Së fundmi, policia ka bërë kontroll në banesën e kunatit të autorit, Lulzim Cakalli, por aty nuk ka gjetur asgjë. Ky u fundit u shpreh për “News 24”, se policia i është futur me forcë në banesë dhe ka terrorizuar familjen e tij.

Policia ka dyshuar se kunati im është fshehur këtu. Kanë ardhur me forcë e janë futur këtu, kanë shtyrë derën, gruan e fëmijët dhe janë futur pa uniformë policie. Ata kanë ardhur në darkë, në 21:30, maksimumi 22:00. Ata nuk janë prezantuar fare, kanë ardhur me armë, krejt civilë, dhe kanë terrorizuar fëmijët, gruan. Kanë bërë shumë terror te fëmijët, mbrëmë nuk kanë fjetur fare nga terrori që kanë ardhur. Është shumë e ulët dhe e frikshme të vijë punonjësi i shtetit me armë në dorë para fëmijëve të vegjël. Kunati im dyshohet se ka qëlluar Gëzim Ballën, deri diku nuk është e vërtetë, por le ta vendosë drejtësia, edhe pse nuk ka drejtësi këtu në Shqipëri”, tregon kunati i Shehut.

Ndërsa vajza e tij vetëm 10-vjeç shprehet:  “Erdhi policia, hapi derën me forcë, shtynë mamin, prishën këndin dhe kontrolluan gjithë shtëpinë. Filluan të kontrollojnë me armë në dorë. Jam trembur shumë dhe nuk kam fjetur gjumë gjithë natën. Ishin të gjithë civilë, e kishin rrethuar gjithë pallatin. Kur hynë brenda shtynë mamin dhe thanë ku është Furizan Shehu.”

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes. Feruzan Shehu telefononte vazhdimisht biznesmenin Gëzim Balla dhe i kërkonte para ndryshe do ta vriste. Shuma e kërkuar vazhdimisht nga ai ishte 10 mijë euro. Biznesmeni e denoncoi në Polici dhe shkoi bashkë me ta në një takim me të riun. Pikërisht në këtë moment Shehu qëlloi disa herë drejt tij dhe u larguan. Policia është vënë në kërkim të autorit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne bulqize gëzim balla lulzim cakalli atentat ne bulqize gëzim balla lulzim cakalli

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Qershor 2020, 08:57

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Gëzim Harokun. Prokuroria ka ngritur  ndaj Harokut dy akuza, “Vrasje e mbetur në t...