Aktualitet

Kontakte të pacientëve të mëparshëm, ja si u infektuan 6 rastet e reja në Fier

21 Qershor 2020, 10:30 Nga DOSJA
Kontakte të pacientëve të mëparshëm, ja si u infektuan

FIER- Shqipëria ditën e sotme njohu sërish rritje të numrit të personave të prekur nga COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 71 raste të reja, 6 prej të cilëve në Fier.

Mësohet se 4 nga rastet janë kontakte të 4 pacientëve që kanë rezultuar më parë pozitivë në fhsatin peshtan. Ndërsa dy rastet e tjera janë një 80-vjeçar nga lagjia “15 tetori” dhe një grua nga lagjia “8 shkurti”. Kjo e fundit ka qenë kontat i personave që rezultuan pozitiv nga një fasoneri në Vlorë.

Ndërkohë numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur. Ministria e e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se janë orëve të fundit janë konfirmuar 71 raste të reja.  Harta është zgjeruar në 11 qytete. Në spitalin infektiv ndodhen 78 pacientë, nga të cilët 10 janë në terapi intesive. Ndërkohë është shënuar një tjetër viktimë, një 62-vjeçar ka humbur jetën tek Spitali Infektiv. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1134.

(g.sh./dosja.al)

 

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne fier koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne fier koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Qershor 2020, 08:57

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Gëzim Harokun. Prokuroria ka ngritur  ndaj Harokut dy akuza, “Vrasje e mbetur në t...