Politike

Amerikanët marrin në dorë situatën, zyrtari i DASH vjen në Tiranë, takime me Ramën dhe Bashën

3 Prill 2019, 07:49 Nga DOSJA
Amerikanët marrin në dorë situatën, zyrtari i DASH vjen

TIRANË- Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Matthew Palmer më 9 prill do të vijë në Tiranë për të takuar kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Vizita e tij në Shqipëri vjen në një kohë kur vendi po çalon në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike.

Sipas burimeve nga Opinion.al, Palmer do të marrë rolin e negociatorit në krizën politike në Shqipëri, gjë që refuzuan ta bëjnë eurodeputetët. 

Gjatë vizitës se delegacionit të tyre, ata u shprehën politika duhet t’i zgjidhë vetë problemet e saj dhe se nuk mund të përsëritet gjithmonë e njëjta histori. Ata u shprehën kundër bojkotit dhe protestave.

Ndërkohë kujtojmë që edhe në vitin 2017, pas vizitës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Hoyt Bryan Yee, PD dhe PS arritën të finalizonin marrëveshjen e 17 majit.

Asokohë, opozita doli nga çadra dhe pranoi të futej në zgjedhje vetë pasi mori kontrollin e gjysmës së qeverisë me qëllimin për të siguruar zgjedhje të lira.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha matthew palmer edi rama lulzim basha matthew palmer

Sondazh

Poll