Aktualitet

“Boom” të infektuarish/ Sonte në mesnatë Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë, do lejohet vetëm hyrja tranzit (RREGUL

21 Qershor 2020, 06:17 Nga DOSJA
“Boom” të infektuarish/ Sonte në mesnatë Mali i Zi

SHQIPËRI- Sonte në mesnatë Mali i Zi do të mbyllë kufirin me Shqipërinë. Ky vendim vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve në vendin tonë. Qeveria malazeze sqaron se do të lejojë vetëm hyrjen tranzit, por me kushtin që personi që kalon kufirin të ketë bërë tamponin në 48 orët e fundit dhe të jetë negativ.

 

Nisur nga numri në rritje i shtetasve të infektuar aktiv në vendin tonë, që aktualisht e kalon numrin 700 (limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të infektuar për 100.000 banorë), autoritetet malazeze kanë vendosur të mbyllin kufijtë tokësorë me Shqipërinë dhe të lejojnë hyrjen tranzit në territorin malazez vetëm për shtetasit që prezantojnë në kufi dokumentin e testimit negativ ndaj COVID-19, të bërë brenda 48 orëve” , u tha nga ministria e Jashtme shqiptare.

Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:

– profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;
– personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;
– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;
– Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit;
– Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mal i zi mbyll kufirin me shqipërinë mal i zi mbyll kufirin me shqipërinë

Sondazh

Poll