Sport

Ribery-s nuk i del inati me “Topin e Artë” të vitit 2013: Nuk e di çfarë duhet të fitoja më shumë

20 Qershor 2020, 10:18 Nga DOSJA
Ribery-s nuk i del inati me “Topin e Artë” të vitit 2013:

FRANCË– Në vitin 2013, ish-futbollisti i Bayern Munich, Franck Ribery zhvilloi një nga sezonet më të mira, francezi fitoi me bavarezët Champions League,Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.Në atë kohë Ribery shkoi në finale sa i përket “Topit të Artë”, ku u përball me Messin dhe Cristiano Ronaldon, por që u pozicionua në vendin e 3-të.

”Nuk e di se çfarë duhej të fitoja më shumë atë vit për ta fituar Topin e Artë. Nëse ti fiton gjithçka si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren, çfarë duhet të bësh më tepër?”, deklaron futbollisti i Fiorentina-s për mikrofonat e “DAZN”.

Mos marrja e atij Topi të Artë nga Franck Ribery u konsiderua si një krim nga mediat që iu bë futbollistit francez në atë kohë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich franck ribery topi i arte bayern munich franck ribery topi i arte

Sondazh

Poll