Sport

Franca ndryshon totalisht qëndrim, miraton ndeshjet e futbollit me tifozë!

20 Qershor 2020, 09:58 Nga DOSJA
Franca ndryshon totalisht qëndrim, miraton ndeshjet e futbollit me

Qeveria franceze është ndër më të çuditshmet në Europë për menaxhimin e situatës në futboll gjatë pandemisë. Ajo ka njoftuar se do lejojë zhvillimin e dy finaleve të Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës me tifozë në stadiume, edhe pse para një muaji mbylli si pak shtete të Europës çdo sport deri në shtator.

Pra, me këtë qasje të re tashmë miratohet paraprakisht qëndrimi i 5 mijë tifozëve në stadiume, por duke mbajtur distancën sociale. Bëhet fjalë për ndeshjet PSG-St. Etienne (Kupa e Francës, 24 korrik) dhe PSG-Lyon (Kupa e Ligës, 31 korrik).

Fillimisht do të shihet me vëmendje ecuria e pandemisë së koronavirusit për të vendosur përfundimisht më 11 korrik, nëse këto dy ndeshje do të zhvillohen me 5000 tifozë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport franca stadium tifoze franca stadium tifoze

Sondazh

Poll