Bota

“Gjaku lumë”, Protestat e aktivistëve në Francë japin mesazhin e fortë para Ministrisë së Shëndetësisë

20 Qershor 2020, 15:21 Nga DOSJA
“Gjaku lumë”, Protestat e aktivistëve në Francë

FRANCË– Gjatë protestave të sotme ditën e sotme në Francë,  një grup qytetarësh kanë hedhur bojë të kuqe në muret dhe dyert e Ministrisë së Shëndetësisë në vend.

Ndërkohë sipas mediave vendase është bërë me dije se boja e kuqe është  përdor në mënyrë që të simbolizonte të gjithë viktimat e Covid-19 si dhe kushtet jo të mira në të cilat kanë punuar personelet shëndetësore.

Mësohet se shumë prej demostruesve ishin pjesë e Shoqatës për Taksimin e Transaksioneve Financiare dhe Veprimit të Qytetarëve, një grup aktivistësh të krahut të majtë, ku të paktën kanë marrë pjesë 30 vetë.

Dy shoqatat në fjalë kanë kritikuar qeverinë e Francës për mënyrën sesi i kanë trajtuar punonjësit e shëndetësisë, përfshirë këtu edhe ofertën e vendit për t’u ofruar medalie dhe shpërblime stafeve spitalore.

“Ne jemi këtu që të tregojmë mbështetjen tonë për stafin mjekësor që kanë qenë në linjën e parë gjatë kësaj krize, por sidomos për të kërkuar që ata të kenë të gjitha gjërat e nevojshme në punë, që të kenë mundësi të kujdesen për ne ashtu siç duhet.”- është shprehu zëdhënësi i njërës prej shoqatave.

Pas më shumë se 3  muajsh izolim, kjo ka qenë  protesta e parë e nisur nga punonjësit e shëndetit, pas lehtësimit të masave në Francë.

Burimi: KGET

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france protesta ne france koronavirusi ne france protesta ne france

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2020, 15:19

KOSOVË- Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka reaguar pas kërkesës së Isa Mustafës për të shkarkuar Vjosa Osmani nga postet e s...