Bota

20 Qershor 2020, 15:19 Nga DOSJA

KOSOVË- Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka reaguar pas kërkesës së Isa Mustafës për të shkarkuar Vjosa Osmani nga postet e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në një reagim në mediat sociale, Kollçaku i ka dalë në mbrojtje Osmanit.

Ajo ka thënë se Osmani ka qenë personi më këmbëngulës që të arrihej koalicionin mes VV-së dhe LDK-së dhe nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e partisë ia vlen të sakrifikosh.

Nga koha e negociatave për bashkëqeverisje me LDK, si personin më të sinqertë dhe këmbëngulës për arritjen e kësaj bashkëqeverisje, mbaj në mend znj. Vjosa Osmani. Shumë të freskët në mendje e kam momentin, kur më në fund edhe u arrit rezultati pozitiv dhe kur shkrepëm një foto të përbashkët. Deri atëherë, Vjosën e kam njohur si kolege deputete, por jo më afër. Nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e subjektit politik, ia vlen të sakrifikosh!”, shkruan deputetja e LVV-së.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fatmire kollcaku ldk dhe vjosa osmani vjosa osmani fatmire kollcaku ldk dhe vjosa osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll