Sport

Ishte pjesë e “Grande Inter”, ndahet nga jeta legjenda e klubit

20 Qershor 2020, 09:41 Nga DOSJA
Ishte pjesë e “Grande Inter”, ndahet nga jeta legjenda e klubit

ITALI-Futbolli italian në zi për ndarjen nga jeta të një talenti të madh të së shkuarës. Është ndarë nga jeta Mario Corso, anësori i majtë i “Grande Inter” i cili me zikaltrit u aktivizua për 16 vite nga 1957-ta deri në 1973-in dhe arriti të fitonte 4 Serie A, 2 Champions League dhe 2 Kupa Interkontinentale, shumicën e këtyre trofeve në epokën e Helenio Herreras.

Corso ishte shtruar disa ditë më parë në spital dhe nuk arriti të fitonte betejën me vdekjen. Në 25 gusht të këtij viti ai do të festonte ditëlindjen e tij të 79-të. Klubi i Interit me një postim në faqen zyrtare ka bërë të ditur lajmin duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur dhe një prej legjendave zikaltër të “Grande Inter”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport helenio herrera inter mario corso helenio herrera inter mario corso

Sondazh

Poll