Sport

Canizares sulmon Guardiolën: Nuk e di kush ia menaxhon trurin tani, dikur ishte ndryshe

19 Qershor 2020, 20:56 Nga DOSJA
Canizares sulmon Guardiolën: Nuk e di kush ia menaxhon trurin tani, dikur

Legjenda Santiago Canizares, ish-portier i kombëtares së Spanjës, ndihet i zhgënjyer nga Pep Guardiola, me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes tri dekada më parë

“Kam humbur çdo kontakt me Pepin. Ne lojtarët që kemi luajtur bashkë në 1992-shin kemi një grup ku bisedojmë dhe ai është i vetmi që mungon”, është shprehur ish-gardiani i Valencias.

“Nuk dua ta kritikoj. Ai ndoshta është shumë i stresuar”, ka shtuar Canizares. “Kur flet për Spanjën ndihem keq. Kemi qenë bashkë në kombëtare dhe kemi qarë bashkë kur u eliminuam në SHBA nga Italia”.

“Nuk e di kur e ka ndryshuar trurin. Më parë mund të diskutonim për politikë dhe mund të bënim edhe shaka. Tani nuk e kuptoj”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport canizares guardiola spanja canizares guardiola spanja

Sondazh

Poll