Sport

VIDEO/ Tifozët e klubit të Serie A në protestë, ia dalin të bllokojnë prishjen e stadiumit

19 Qershor 2020, 21:13 Nga DOSJA
VIDEO/ Tifozët e klubit të Serie A në protestë, ia dalin

FIRENCE-Mijëra tifozë të Fiorentinës arritën ditën e sotme të bllokonin prishjen e stadiumit të Firences “Artemio Franchi”. Tifozët e ekipit të purpurt u takuan në parkingun e Coop of Ponde me skutera, makina, flamuj dhe shalle të Fiorentinës.

Dhjetra makineri të rënda kishin mbërritur në stadium për të prishur impiantin, por tifozët protestuan dhe kërkojnë që të ndërtohet një impiant i ri në një terren tjetër.

Me flakadanë në duar dhe banderola, ata u takuan me menaxherin e përgjithshëm të klubit Xho Barone. Pas negociatave, buldozerët u larguan nga stadiumi “Artemio Franchi

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fiorentina serie a fiorentina serie a

Sondazh

Poll