Sport

Premier League me spektakël, United i “merr” një pikë Tottenham-it dhe ruan një vend në Europë

19 Qershor 2020, 21:24 Nga DOSJA
Premier League me spektakël, United i “merr” një pikë

Tottenham dhe Manchester United ishte ndeshja më emocionuese e ditës. Fundjava sa ka filluar dhe kryesfida e Premier League ishte fantastike.

Ky takim u mbyll në barazim 1-1, rezultat që i shërben më shumë skuadrës së Solskjaer. “Djajtë e kuq” me këtë pikë janë në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit.

“Spursat” shënuan gol të parët. Bergwijn bëri një veprim spektakolar nga e djathta duke kaluar dy mbrojtës të United dhe me një goditje të fortë mposhti gardianin De Gean (27′).

Pjesa e parë u mbyll në favor të vendasve, ndërsa në të dytën nisi dhe furia e miqve. United ishte shumë afër barazimit me Martial, por Lloris i mohoi një gol të sigurt me një fluturim fantastik. Goli i barazimit do të vinte në minutën e 81′ me Bruno Fernandes. Portugezi shënoi pas një penalltie të fituar nga Pogba.

“Djajtë e kuq” fituan një tjetër penallti, por ishte VAR që anuloi vendimin e parë. United mbetet në vendin e pestë me 45 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e tetë me 42 pikë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport premier league tottenham united premier league tottenham united

Sondazh

Poll