Aktualitet

Kurti i “frikësuar” nga Covid-19/ Shfaqet me maska dhe doreza në homazhet e Moikom Zeqos: Mbështeti LVV-në kur të gjit

20 Qershor 2020, 10:52 Nga DOSJA
Kurti i “frikësuar” nga Covid-19/ Shfaqet me maska dhe

TIRANË– Ditën e sotme në homazhet për të ndjerin Moikom Zeqo ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai ka vendosur një kurorë me lule pranë fotografisë së Moikomit në Muzeun Historik Kombëtar ku po mbahen edhe homazhet.

Ai ka shkruar edhe në librin e vendosur për të pranishmit në homazhet që po mbahen Muzeun Historik Kombëtar, por ajo çfarë bie  në sy është mbrojtja e tij ndaj  koronavirusit.

Ish-kryeminsitri Kurti shihet me maskë dhe doreza, shumë ndryshe edhe nga politikanët shqiptarë që nuk u panë të kishin maska apo doreza për t’u mbrojtur nga virusi që është përhapur edhe në Shqipëri.

“Ishte patriot i madh, njeri i letrave, LVV-në e ka mbështetur që në fillim, atëherë kur të gjithë ishin skeptik. Ka pikëllim të thellë . Jeta  e tij ka vlejtur jo vetëm për të, por edhe për ne, e jo vetëm por edhe në brezat e ardhshëm.”– ka thënë Kurti.

Moikom Zeqo u nda nga jeta 5 ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje rëndë, por do të përcillet sot për në banesën e fundit, pasi pritej edhe kthimi në Shqipëri i djalit të tij.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albin kurti vdes moikom zeqo  albin kurti vdes moikom zeqo 

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2020, 10:26

TIRANË–Djali i të ndjerit Moikom Zeqos, Epidam Zeqo gjatë homazheve për të atin e tij në Muzeun Historik Kombëtar ka përlotur me fjalët e tij.Ai i ka kusht...