Aktualitet

E çoi në Gjermani për ta shfrytëzuar si prostitutë/ Kapet 37-vjeçari nga Shkodra, donte të bëhej ‘tutor’ i bashkëje

20 Qershor 2020, 09:59 Nga DOSJA
E çoi në Gjermani për ta shfrytëzuar si prostitutë/

SHKODËR– Një 37-vjeçar i identifikuar si Tonin Pezerija është arrestuar pasi ka tentuar që të shfrytëzojë për prostitucion bashkëjetuesen e tij dhe vajzën e saj të mitur. Ndërkohë Policia ka shpallur bashkëpunëtorin e tij, të identifikuar si Z. F., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Të dy kanë trafikuar në Gjermani duke përdorur dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetases me iniciale L. Gj., në mënyrë që ajo të prostituonte. Ndërsa kishin tentuar që të merrnin edhe vajzën e saj të mitur. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Shkodër

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Tentoi të shfrytëzojë për prostitucion ndërmjet mashtrimit, dhunës fizike e psikologjike, bashkëjetuesen dhe vajzën e saj të mitur, vihet në pranga 37-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, pas informacioneve të marra dhe falë reagimit profesional dhe të shpejtë, arrestuan në flagrancë shtetasin: – T. P., 37 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij, shtetasi Z. F., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi T. P., në bashkëpunim me shtetasin Z. F., 41 vjeç, nëpërmjet mashtrimit e ka trafikuar bashkëjetuesen, shtetasen L. Gj., në Gjermani dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, me qëllim që ta shfrytëzonte për prostitucion gjatë kohës që bashkëjetonte me të Gjermani.

Gjithashtu, shtetasi T. P. ka tentuar përsëri për ta trafikuar në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, këtë shtetase, bashkë me vajzën e saj të mitur, të cilave u kishte marrë dhe pasaportat biometrike.

Në banesën e shtetasit T. P., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale pasaportat biometrike të shtetases L. Gj. dhe të vajzës së saj të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit shkoder tonin pezerija policia e shtetit shkoder tonin pezerija

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2020, 09:43

TIRANË– Sot në orën 10:00 kanë nisur kanë nisur homazhet në nderim të akademikut të njohur Moikom Zeqo te Muzeu Historik Kombëtar.Përveç familjarëve...