Aktualitet

Tentoi të vrasë dhëndrin me thikë, prangoset 53-vjeçari në Devoll (NJOFTIMI)

20 Qershor 2020, 09:47 Nga DOSJA
Tentoi të vrasë dhëndrin me thikë, prangoset

TIRANË- Një konflikt në familje për fat të mirë është parandaluar nga policia në Devoll. Gjatë një sherri banal në një familje, vjehrri ka tentuar të vrasë me thikë dhëndrin e tij. A.K., 53 vjeç dhe B.D., 30 vjeç u dëgjuan nga fqinjët të cilët njoftuan policin për atë që po ndodhte në fshatin Baban dhe menjëherë u bë e mundur parandalimi i një ngjarje të rëndë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia parandalon  përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti brenda familjes.

Tenton të vrasë me thikë dhëndrin e tij, por arrestohet në flagrancë.

Sekuestrohet arma e ftohtë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së një telefonate se në fshatin Baban, po ndodhte një konflikt, janë nisur menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi A. K., 53 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij shtetasin B. D., 30 vjeç, ka tentuar t’a vrasë me thikë këtë të fundit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Specialistët për hetimin e krimit bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit dhe materialet i kaluan pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet konflikt ne devoll konflikt ne devoll

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2020, 09:43

TIRANË– Sot në orën 10:00 kanë nisur kanë nisur homazhet në nderim të akademikut të njohur Moikom Zeqo te Muzeu Historik Kombëtar.Përveç familjarëve...