Aktualitet

“Ishte një ndër kontribuesit e hapjes së PS”, Meta merr pjesë në homazhet e Moikom Zeqos: Ka mbështetur të rinj si pu

20 Qershor 2020, 09:59 Nga DOSJA
“Ishte një ndër kontribuesit e hapjes së PS”, Meta

TIRANËNga ora  10:00  e ditës  së sotme, në Muzuen Historik Kombëtar po mbahen homazhet për të ndjerin , Moikom Zeqon i cili u nda nga jeta 5 ditë më parë.

Mes shumë personaliteteve të njohur ka marrë pjesë edhe Presidenti i venditm, Ilir Meta i cili është shprehur se Zeqon e ka njohur në kohë të vështira, duke shtuar se ai i ka dhënë shumë shoqërisë shqiptare. Sa i përket kontributit të Zeqos në  Partinë Socialiste, Meta tha se ai ka qenë një ndër kontribuesit e hapjes së PS.

Më tej ai shtoi se është një personalitet që mund të kalonte me Lëvizjen Demokratike por nuk e bëri sepse ishte i majtë në bindje por i majtë me bindje demokratike.

“Është pikëlluese edhe për mua si president. Por edhe për personalisht për t’i dhënë lamtumirën e fundit një personaliteti si Moikom Zeqo. Kam pasur fatin ta lexoj para se ta njoh. E njoha në kohë të vështira. Ai është nga ata njerëz që për njohuritë dhe dijet janë shumë të rrallë. Do ta ndjej mungesën e tij edhe për mungesën sepse dijet e tij i vuri në shërbim të kaozave kombëtare dhe në shërbim të së vërtetës. Sot po lexoja një shkrim të Spiro Dedes dhe ai e kujtonte. Moikomi kishte një përfytyrim dhe vështrim largpamës. U vendos në anën e duhur të historisë. I dha shumë shoqërisë. Kontributi në PS? Mund ta ilustroj si një personalitet që mund të kalonte me Lëvizjen Demokratike por nuk e bëri sepse ishte i majtë në bindje por i majtë me bindje demokratike. Ishte ndër kontribuesit e hapjes së PS dhe mbështetjes të të rinjve si puna ime apo e Majkos.”- tha Meta.

Moikom Zeqo u nda nga jeta 5 ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje rëndë, por do të përcillet sot për në banesën e fundit, pasi pritej edhe kthimi në Shqipëri i djalit të tij.

k.m;a.c/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2020, 09:43

TIRANË– Sot në orën 10:00 kanë nisur kanë nisur homazhet në nderim të akademikut të njohur Moikom Zeqo te Muzeu Historik Kombëtar.Përveç familjarëve...