Aktualitet

“Nuk ishte vetëm politikan i mirë, por dhe njeriu i mirë”, Majko në homazhet e Moikom Zeqos: Ishte ndër më të veçant

20 Qershor 2020, 09:56 Nga DOSJA
“Nuk ishte vetëm politikan i mirë, por dhe njeriu i

TIRANË– Prej orës  10:00  të ditës  së sotme, në Muzuen Historik Kombëtar po mbahen homazhet për të ndjerin, Moikom Zeqon i cili u nda nga jeta 5 ditë më parë.

Mes shumë personaliteteve të njohur ka marrë pjesë edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i cili është shprehur se Zeqo nuk ishte vetëm një politikan i mirë por edhe, por një njeri i mirë.

Ndërsa  shkroi disa rreshta edhe në librin e vendosur për të pranishmit në homazhet që po mbahen Muzeun Historik Kombëtar, Majko është shprehur se Zeqo për të do të mbetet gjithmonë një mik.

 “Për mua ai mbetet shok, mik. Është pjesë e asaj kur flasim për grupin parlamentar të PS, kam në mendje grupin më të mirë që kemi pasur grupin 91-96. Ai ishte ndër më të veçantit e atij grupi. Se them se është rasti, por ai i tillë ishte. Jo vetëm ishte një politikan i mirë, por një njeri i mirë.”- u shreh Majko.

Moikom Zeqo u nda nga jeta 5 ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje rëndë, por do të përcillet sot për në banesën e fundit, pasi pritej edhe kthimi në Shqipëri i djalit të tij.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moikom zeqo pandeli majko moikom zeqo pandeli majko

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2020, 09:43

TIRANË– Sot në orën 10:00 kanë nisur kanë nisur homazhet në nderim të akademikut të njohur Moikom Zeqo te Muzeu Historik Kombëtar.Përveç familjarëve...