Aktualitet

Dhjetra fidanë me kanabis në Kukës, arrestohen babë e bir, u zbuluan nga dronët (NJOFTIMI)

20 Qershor 2020, 09:49 Nga DOSJA
Dhjetra fidanë me kanabis në Kukës, arrestohen babë e bir, u

KUKËS- Me anë të dronëve policia e Shtetit ka mundur të zbulojë një tjetër rast të kultivimit të kanabisit, kësaj here në Kukës. Të arrestuar janë babë e bir, pasi fidanët u gjetën pranë banesës së tyre, gati për t’u kultivuar.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Strukturat e Policisë po përdorin dronë për monitorimin e zonave të thella e pyjore. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e Policisë, në fshatin Tejdrinë, Ujmisht, u konstatua një rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe u vunë në pranga shtetasit K. M. dhe I. M., 42 dhe 25 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre, u gjetën disa fidanë narkotikë në tentativë për t’i kultivuar.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne kukes kanabis ne kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2020, 09:43

TIRANË– Sot në orën 10:00 kanë nisur kanë nisur homazhet në nderim të akademikut të njohur Moikom Zeqo te Muzeu Historik Kombëtar.Përveç familjarëve...