Aktualitet

20 Qershor 2020, 10:26 Nga DOSJA

TIRANËDjali i të ndjerit Moikom Zeqos, Epidam Zeqo gjatë homazheve për të atin e tij në Muzeun Historik Kombëtar ka përlotur me fjalët e tij.

Ai i ka kushtuar fjalët më të ndjera babait të tij, ku teksa tregon sesa shumë vlera dhe kontribut ka dhënë për shoqërinë shqiptare, tregon edhe sesa shumë i mungon tashmë.

Epidami teksa flet i mërzitur, me lot në sy e me zërin e dridhur tregon sesi që tani vajza e tij, pra mbesa e Moikomit kërkon që të t’i lexojnë librat e gjyshit.  Më tej ai thotë se është krenar për të, ai dhe e gjithë familja e tij është janë krenarë për Moikomin e ndjerë.

“Ti  ishe i kuptueshëm, sa më mungon o babi, po Panodrës vajzës  sime e mbesës tënde, çfarë ti them, ku është gjyshi që ajo kishte xhan. Luftove 5 vite si askush babi, kam veshur të njëjtën kostum si në dasmën time në 2015, kur mësova që ti ishte me leucemi, sa krenar që jam për ty. Moikom Zeqo do mbetet ati i përjetshëm i familjes por edhe popullit shqiptar. Ti je këtu me ne përjetësisht, ti kishte një uri të pashtershme, për të shpëtuar Shqipërinë nga toksikimi. Moikomi dhe vepra e tij është pasaporta e Shqipërisë europiane, ishte një njeri që admironte bukurinë e vërtetë, Moikomi ishte i majtë, edhe për të nderuar sakrificën e partizanëve shqiptarë, e bërë dhe nga Zini Zeqo, që ai nuk mundi ta njihte kurrë, as ne. Moikomi i përket njerëzve të mirë dhe njerëzimit, veshi shumë kapele profesionale përveç të asaj të Republikës, nga shkrimtar, në mësues e redaktor, piktor e Ministër i Kulturës, por karriera e tij në politikë ishte shumë më e shkurtër se ajo e atyre që e mbajnë gojën mbyllur. Ah sa shumë meritonte Moikomi, por politika është dritëshkurtër, mendon se mund të mbahet gjallë me pragmatizëm.”- tha djali i tij, Epidami.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes moikom zeqo  vdes moikom zeqo 

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2020, 09:43

TIRANË– Sot në orën 10:00 kanë nisur kanë nisur homazhet në nderim të akademikut të njohur Moikom Zeqo te Muzeu Historik Kombëtar.Përveç familjarëve...