Aktualitet

20 Qershor 2020, 09:43 Nga DOSJA

TIRANË– Sot në orën 10:00 kanë nisur kanë nisur homazhet në nderim të akademikut të njohur Moikom Zeqo te Muzeu Historik Kombëtar.

Përveç familjarëved dhe miqve në ceremoninë e nderimit të Moikom Zeqos kanë marrë pjesë edhe shumë personalitete të njohur, mes të cilëve shihet edhe ish-deputetja e PS, Arta Dade.

Nga homazhet e Moikomit, Dade është shprehur se Moikomi do t’i mungojë jo vetëm miqve dhe familjarëve, por gjithë Shqipërisë, sepse gjithçka ai bënte tërhiqte vëmendje dhe ishte e jashtëzakonshme.

 
“Të mos hidhërohemi që na iku, por të gëzohemi që e patëm. Ka qenë nder që e patëm Moikomin mik. Lë një zbrazëtirë që nuk do të mbushte për shumë kohë. Do na mungojë në bisedat e ngrohta, por mbi të gjitha si njeri. Ishte i jashtëzakonshëm, përtej caqeve që mjaft kërkojnë ta fusin. Ai është një euridit, nuk ka lëndë që nuk ka dhënë kontribut të veçantë. Do të kujtohet me respekt dhe dashuri, siç e meritonte. Kjo ceremoni tregon që Moikomin e duan të gjithë shqiptarët.”- është shprehur Dade.

Moikom Zeqo u nda nga jeta 5 ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje rëndë, por do të përcillet sot për në banesën e fundit, pasi pritej edhe kthimi në Shqipëri i djalit të tij.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moikom zeqo moikom zeqo

Sondazh

Poll