Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Hoti bisedë telefonike me Borrell e Varhelyi. Ja çfarë diskutuan

19 Qershor 2020, 20:26 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Hoti bisedë telefonike me Borrell e Varhelyi. Ja

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike  me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell dhe me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi.

Mediat kanë bërë me dije se në këtë komunikim Hoti ka njoftuar diplomatët për prioritetet e Qeverisë së Kosovës. Mësohet se ai ka theksuar mirëmenaxhimin e pandemisë së koronavirusit që ka bërë qeveria e Kosovës si dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ndërkohë në bisedën me Komisionarin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, Hoti kanë diskutuar për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, dialogun me Serbinë dhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Diskutim i mirë dhe konkret me kryeministrin e Kosovës për bashkëpunimin në të ardhmen, për reformat drejt integrimit evropian, rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë me COVID-19, planet për investime në të ardhmen. Folëm gjithashtu edhe për nevojën që të rinisë dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave”, ka shkruar Varhelyi.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti josep borrell olivér várhelyi avdullah hoti josep borrell olivér várhelyi

Sondazh

Poll