Sport

Ronaldo rrezikon Topin e Artë,ndërsa Sarri pankinën: Vetëm Champions League mund të shpëtojë dy protagonistët e Juventus

19 Qershor 2020, 09:48 Nga DOSJA
Ronaldo rrezikon Topin e Artë,ndërsa Sarri pankinën: Vetëm

ITALI-Për disa, fitimi i Champions League mund të shpëtojë trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri. E tepruar të mendosh se Juve ka synuar “çatinë e Europës për më shumë se 20 vjet. Padyshim që mos fitimi i kampionatit nuk mund të kapërdihet lehtë nga krerët e klubit.Javët e ardhshme, do të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit toskan, duke u përplasur me një realitet më të vështirë sesa pritej.

Tifozët, sot më shumë se kurrë, nuk e duan atë: për të kaluarën e tij, për lojën e tij dhe mbi të gjitha, për të humbur dy objektivat si Superkupa dhe Kupa e Italisë. Kërkohët tani një zgjidhje, përndryshe ish-tekniku i Napoli e Chelsea rrezikon të ketë fundin e Maifredi, që erdhi në Torino për të bërë lojë të bukur dhe u largua pas vetëm një sezoni shkatërrimtar. Por rrezikon shumë edhe Cristiano Ronaldo.

Jo për atë që i përket të ardhmes kontratuale apo për zero gola në dy ndeshje (katër nëse llogaritet edhe periudha pre-Covid) e një penallti në shtyllë. Të mbetet me zero tituj do të ishte një situatë e papranueshme për portugezin që në këtë mënyrë do ti thoshte lamtumirë edhe Topit të Artë. Sepse pa Europianin, i mbetet vetëm Champions League për të fituar cmimin individual më prestigjoz. Të fitojë kampionatin nuk do të mjaftonte. Shpresa, e tij dhe e juventinëve, është që Lisbona ti jetë akoma mike.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus ronaldo sarri juventus ronaldo sarri

Sondazh

Poll

Sport 18 Qershor 2020, 17:11

ANGLI-Mia Khalifa, ish-aktorja e filmave për të rritur, ka braktisur industrinë pornografike për t’u bërë një prezantuese sportive. 27-vjeçarja është shu...