“Zgjedhorja”/ Meta: Kjo reformë lë shumë për të dëshiruar, por jemi në një situatë kritike, 15 kushtet për negocia
19 Qershor 2020, 11:27Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme për mediet deklaroi se 15 kushtet për negociatat me BE-në duhen të përmbushen me urgjencë. Kreu i Shtetit theksoi se shpreson që të ketë reflektim për këtë çështje dhe të ecet sa më shpejt në këtë drejtim.
“Unë mendoj se kjo është një çështje e vjetër, në kuptimin që kushtet janë aty prej vitesh, duke filluar me kryekushtin e parë dhe të pakalueshëm, që është ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. U bë 4 vjet që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, sidomos nga Budestagu gjerman çështja e zgjedhjev të lira dhe të ndershme. Duke filluar nga hetimi për dosjet e zgjedhjeve lokale në Shijak dhe zgjedhjet në Dibër, e duke vazhduar deri tek miratimi i Reformën Zgjedhore. Kushtet janë këtu dhe duhet urgjentisht të përmbushen që vendi në të ardhmen e afërt një hap poizitv. Me metodologjinë e re, rrezikojnë të kthehemi pas. Shpresoj të ketë reflektim, përgjegjshmëri dhe të ecet sa më shpejt në këtë drejtim. “, tha Meta.
Sa i përket Reformës Zgjedhore, Meta tha se kjo reformë lë shumë për të dëshiruar sa i përket përmbajtes së saj. Ai nënvizoi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë nën një monitorim të rreptë nga faktori ndërkombëtar.
“Qëndrimet e presidentit i kam bërë të qarta. Unë uroj që palët t’i qëndrojnë marrëveshjes që kanë nënshkruar. Ajo mund të lërë për të dëshiruar në përmbatjen e saj por ne jemi në një situatë kritike sa i përket legjitimitetit të insitucioneve dhe vetë Kuvendit. Po është koha për të kuptuar të gjitha këto shqetësime që vijnë nga parterët ndërkombëtar. Nëse dera na mbyllet, shqiptarë e kanë të qartë se kush e ka përgjegjësi për këtë çështje. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë nën një monitorim të rreptë nga faktori ndërkombëtar.”, u shpreh Meta.
Presidenti Meta ka zhvilluar sotkonferencën e së premtes me gazetarët dhe ka analizuar situatën politike në javën e fundit. Meta ka folur për kthimin e ligjeve në Kuvend dhe tha se do kthejë çdo dokument antikushtetues. Kreu i shtetit foli për ekonominë dhe tha se situata është e keqe. Më tej njoftoi dhe takimin që do ketë me Zef Mazin.
J.V. Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për Reformën Zgjedhore dhe ka komentuar deklaratat e eksponentëve të maxhorancës, që kanë thënë se pakti u arrit ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka bërë me dije se ditën e hënë do të takohet me kryenegociatorin Zef Mazi. Në fjalën e tij, Meta...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konferecnë për mediat, ka folur sot për vendimin që mund të marrë Komisioni i Venecias për dekretet e firmosura prej ti...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar infektimin e dy vëllezërve Robert dhe Edmond Budina me COVID-19. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama iu uron ...
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në një postim në Twitter ka dhënë mesazhin se shqiptarët duhet të ngrenë zërin për kërkes...
Politike19 Qershor 2020, 09:40
TIRANË- Qeveria shqiptare ka hapur sot garën për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Kryeministri Edi Rama i cili mori fjalën për të detajuar më tej këtë pro...
TIRANË- Deputeti i pavarur Lefter Maliqi i është përgjigjur Edi Ramës. Në një konferencë për mediat, Maliqi me tone të forta ka kërcënuar kreun e qeverisë ...
TIRANË- Disa deputetë të opozitës parlamentare do të zhvillojë ditën e sotme një takim me shefin politik të ambasadës së SHBA-së, Ian Crawford. Mësohet se...
BRUKSEL- Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime, Parlamenti Europian të enjten në mbrëmje miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europian...
Në ‘Çim Peka Live’ ne SYRI TV, dy anëtarët e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë edhe njëherë të qartë duke hequr &cced...