Aktualitet

“Virusi mund të na kërcënojë më shumë se kaq”, Pipero përsërit këshillat për qytetarët: Vendosni maskën dhe ruan

19 Qershor 2020, 13:22 Nga DOSJA
“Virusi mund të na kërcënojë më shumë se

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka dhënë një mesazh për qytetarët, në lidhje me rregullat që duhet të zbatojnë, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e koronavirusit. Pipero ka përsëritur edhe njëherë domosdoshmërinë për përdorimin e maskës në publik, ruajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e higjienës së duarve. Sipas tij, virusi është ende midis nesh dhe mund të na kërcënojë më shumë se kaq. Mesazhi është shpërndarë edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Mesazhi i plotë i Pellumb Piperos:

Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të epidemisë, në një fazë ku secili nga ne është i lirë të lëvizë dhe të kryejë aktivitetin normal të jetës. Tashmë më shumë se kurrë është e nevojshme të respektojmë disa rregulla elementare po shumë të rëndësishme për këtë fazë të re të epidemisë në vendin tonë, por edhe të jetës tonë. Këto rregulla dhe kjo mënyrë e re jetese është thjesht dhe vetëm më shumë kujdes, të mirëkuptojmë që virusi është ende midis nesh, ai ende mund të na infektojë, ai ende mund të na sëmurë madje edhe mund të na kërcënojë më shumë se sa kaq. Ndaj ju lutem si specialist, si mjek por edhe si qytetar, më shumë kujdes, ruani distancën fizike, vendosni maskën në mjedise publike, vendosni maskën atje ku nuk mund të ruani distancën, kujdesuni për higjenën e duarve, së bashku do ja dalim deri në fund të kësaj epidemie.

Ndërkohë bilanci i COVID-19 është 1838 të prekur në total, në mesin e të cilëve 1114 janë shëruar, ndërsa 42 të të tjerë kanë humbur betejën. Aktualisht në vendin tonë numërohen 682 raste aktive. Në Spitalin Infektiv është rritur numri i të shtruarve, pasi tani marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mesazhi i piperos pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi mesazhi i piperos pellumb pipero

Sondazh

Poll