Sport

Reali “shemb” Valencian në derbi, Asensio rikthehet me gol pas një viti

18 Qershor 2020, 22:08 Nga DOSJA
Reali “shemb” Valencian në derbi, Asensio rikthehet me gol pas

Real Madrid ka marrë tri pikët e radhës në javën e 29-të të La Ligës, duke fituar 3-0 kundër Valencias në derbi.

Pjesa e parë ishte skandaloze për “Los Blancos”, të cilët nuk dinin ku kishin kokën. Ata luajtën dobët, por situata ndryshoi në 45 minutat e dyta. Goli i parë u shënua nga Karim Benzema, i cili e tundi rrjetën në minutën e 61-të me asist të Hazardit.

Marco Asensio u rikthye me gol pas gati një viti (330 ditë). Ai u asistua nga Ferland Mendy dhe në të 74′ shënoi golin e dytë të Real Madridit.

Golin e sigurisë e shënoi Benzema në minutën e 86-të. Kësaj here ishte Asensio ai i cili shërbeu për francezin. Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 62 pikëve, 2 më pak se Barcelona.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asensio benzema los blancos mendy real madrid asensio benzema los blancos mendy real madrid

Sondazh

Poll

Sport 18 Qershor 2020, 17:11

ANGLI-Mia Khalifa, ish-aktorja e filmave për të rritur, ka braktisur industrinë pornografike për t’u bërë një prezantuese sportive. 27-vjeçarja është shu...