Aktualitet

Mbyllet kopshti numër 9 në Vlorë, rezulton e infektuar kuzhinierja, virusin ia “ngjiti” burri

19 Qershor 2020, 11:54 Nga DOSJA
Mbyllet kopshti numër 9 në Vlorë, rezulton e infektuar

VLORË: Mbyllet kopshti numër 9 në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë kopësht ka rezultuar i infektuar kuzhinierja dhe për këtë arsye, është vendosur mbyllja e këtij institucioni edukimi për të paktën 14 ditë. Kuzhinierja është bashkëshortja e një prej personave të rezultuar pozitiv një ditë më parë në qytet.

Ndërkohë sot u mbyll edhe çerdhja nr.11 në Tiranë, pasi atyn rezultoi e prekur një edukatore.

Situata e COVID-19 vijon të mbetet e paqëndrueshme. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 50 persona dhe ka humbur jetën një 69-vjeçar që ishte i shtruar në Spitalin Infektiv. Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja: 17 në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë. Ndërkohë mësohet se janë shëruar edhe 28 persona duke e çuar numrin e atyre që kanë fituar betejën në 1114. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë infektuar 1838 dhe kanë humbur jetën 42 pacientë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll