Aktualitet

Autobusët e bllokuar? Shikoni si e mbush shoferi në Vlorë mjetin me pasagjerë e fëmijë në kohë pandemie, denoncuesi: Ës

19 Qershor 2020, 11:41 Nga DOSJA
Autobusët e bllokuar? Shikoni si e mbush shoferi në Vlorë mjetin

VLORË– Transporti urban dhe interurban është totalisht i bllokuar për shkak të situatës së koronaviusit në Shqipëri. Të vetmit autobusë që mund të lëvizin, janë ata që kryejnë transportin ndërqytetas për pjesën e administratës që shkon në zyrë, mjekë, infermierë, etj.

Mirëpo, një denoncim i ardhur në Dosja.al bën me dije se me këto autobuzë të vënë në dispozicion për transportin e infermierëve, po abuzohet. Konkretisht, një autobus që drejtohet nga shoferi Pellat Bonaj, sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e Dosja.al, autorët e të cilit preferojnë të mbeten anonimë, përveç infermierëve, transporton pasagjerë, mes të cilëve ka edhe fëmijë.

Këto gjëra shihen qartë edhe në fotot e mëposhtme që denoncuesi, i cili preferon të mbetet anonim, i ka dërguar në redaksinë tonë. Foto janë shkrepur nga brenda autobusit, i cili bën rrugën Vlorë-Shkozë dhe anasjelltas.

“Shikoni pak, në kohë pandemie, ky drejtues mjeti, Pellat Bonaj, merr edhe fëmijë brenda. Transporti I public është ndaluar dhe ky ka në dorë një autobus që bën transportin e infermierëve nga Vlora në Shkozë dhe anasjelltas, por Bonaj e mbush autobusin edhe me pasagjerë e fëmijë, duke fituar para ekstra. Ai është edhe i sëmurë, me trmpozë në kokë, që ligjërosht nuk i lejohet të punojë shofer. Por pavarësisht kësaj, Pellati, niset në orën 06:45 nga Vlora, pranë Sazanit. Gjatë rrugës, ndalon në Kotë, në orën 07:40, pi raki dhe pastaj niset Shkozë. Këto foto ia kam nisur edhe komisariatit të Vlorës, por ai ka miq të fortë në polici, dhe nuk e ndëshkon asnjë njeri,”- shkruan denoncuesi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autobusi ne vlore me pasagjere vlore shkoze autobusi ne vlore me pasagjere vlore shkoze

Sondazh

Poll