Aktualitet

Vrasja e vëllezërve Bilali, dalin detaje, autorët ishin 3, Astriti u kundërpërgjigj me 10 plumba (DINAMIKA)

2 Prill 2019, 14:03 Nga DOSJA
Vrasja e vëllezërve Bilali, dalin detaje, autorët ishin 3,

SHKODËR– Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me autorët e vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër. Burime për Dosja.al theksojnë se në makinën që u përdor nga vrasësit, e cila u gjend gjysmë e djegur në lagjen Guerile të Shkodrës, janë gjetur gjurmë që mund të çojnë në identifikimin e autorëve të krimit të dyfishtë.

Nuk qartësohet nëse bëhet fjalë për për gjurmë gishtash apo fije floku, por burime për Dosja.al shprehen se grupi hetimor ka në dorë 1 provë që do zbulojë autorët. Gjithashtu mësohet se gjurmët e gjetura brenda makinës të analizohen në laboratorin kriminalistik, por edhe mund të çohen jashtë Shqipërisë në një laborator më të specializuar.

Të njëjtat burime shprehen se në atentatin ku u vranë me 22 plumba vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali kanë marrë pjesë 3 persona. Njëri ka qënë shofer në makinën tip Benz, ndërsa dy personat e tjerë kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të Balilajve.

Makina që u përdor në atentat ishte e vjedhur rreth 2 muaj më parë në Shkodër dhe autorët i kishin vendosur targa fallco.

Dy vëllezërit Bilali, Astrit dhe Brahimi u ekzekutuan me 22 plumba mëngjesin e 30 marsit në lagjen “Kiras” në Shkodër. Ka qënë Astrit Bilali ai që i është përgjigjur të shtënave, ku ka qëlluar 10 herë drejt vrasësve, por nuk ka arritur t’i kapë.(Lexo këtu)

Astrit Bilali është babai i boksierit të arrestuar si pjesë e grupit Bajri, Asmer Bilali. Asmer Bilali doli në media, pasi pas vrasjes mbi kalë të biznesmenit Arjan Ferracaku, u dyshua se ishte ai objektivi.

Mbrëmjen e kaluar, i ftuar në “A Show”, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u shpreh i bindur se vrasja e dyfishtë në Shkodër, do të zbardhet në kohë rekord.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet asmer bilali astrit bilali brahim bilali shkoder vrasja e dy vellezerve bilali vrasje ne shkoder asmer bilali astrit bilali brahim bilali shkoder vrasja e dy vellezerve bilali vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll