Politike

Sabotimi i reformës zgjedhore, Kryemadhi akuza Ramës: Nuk vazhdon dot me 14 kushtet e tjera

18 Qershor 2020, 19:41 Nga DOSJA
Sabotimi i reformës zgjedhore, Kryemadhi akuza Ramës: Nuk vazhdon dot

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama nga emisioni “Opinion”, për sabotim të reformës zgjedhore. Sipas saj, Rama nuk do të kalojë kushtin e parë, sepse më parë vijnë kushtet e tjera. Më tej ajo ka shtuar se Rama ka frikë nga zgjedhjet, pasi nuk konkuronte dot as brenda Partisë Socialiste.

Kryemadhi: Nëse nuk ecim përpara me miratimin e reformës zgjedhore në Parlamentin e famshëm, nuk vazhdon dot me kushtet e tjera. Kushti i parë është reforma zgjedhore. Kush është përgjegjës për 14 kushtet e tjera? Qeveria. Me miratimin e reformës do të detyrohet të fillojë procesin tjetër, që është Gjykata Kushtetuese, dekreti për zgjedhjet lokale, diskutimi sa i përket dosjeve 184 dhe 339.

Fevziu: Ju thoni që Rama po saboton reformën zgjedhore t’ua lërë përgjegjësinë ju për dështimin për hapjen e negociatave?

Kryemadhi: Absolutisht! Unë nuk mund të heq dot ankthet e zt.Rama sa i përket procesit zgjedhor. Rama nuk konkurronte dot as në zgjedhjet brenda Partisë Socialiste qoftë me Ilir Zelën qoftë me Blushin. Sfidat e mia është çfarë të bëj se si shqiptarët që kanë ikur në emigracion që të kthehen në Shqipëri.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi reforma zgjedhore monika kryemadhi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 18 Qershor 2020, 18:30

TIRANË -Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me deklaratat e pedagogëve  për gabimet e konstatuara në testin e maturës të Gjuhë-Letërsisë...