Aktualitet

‘Për gruan e Azem Hajdarit e vështirë të stisen prova’/ Ngjela i ‘ftohtë’ pas shkarkimit të Fatmir

18 Qershor 2020, 17:56 Nga DOSJA
‘Për gruan e Azem Hajdarit e vështirë të stisen

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela. Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari, njëherësh mamaja e deputetes Rudina Hajdari. Në lidhje me këtë vendin reagoi dhe avokati Ngjela.

“Çështja është që nuk mund të gënjehet për gruan e Azem Hajdarit është shumë e vështirë të stisen prova. Unë i kam miq ata por dua të vërtetën më shumë. Çështja është që vetëm proceset gjyqësore mund ta nxjerrin tamam të vërtetën e asaj pasurie. Çfarë mund të kishte në mbrojtje ajo? Do të kishte mbrojtje sepse pas vrasjes së Azemit asaj mund t’i kenë dhuruar shumë gjëra. Unë nuk e di, duhet proces i rregullt gjyqësor. Ligji ka karakter formal dhe nuk ja kanë nxjerrë shqiptarët por ndërkombëtarët. Duhet të keni parasysh një gjë,nuk kanë forcë fare KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) në lidhje me Vetingun e gjyqtarëve, ata janë të gjithë ndërkombëtar dhe nuk ka asnjë shqiptar”, u shpreh avokati.

Denis Dyrnjaja: Më tingëlloi veçantë qëndrimi i zotit Haxhia, natyrisht ai është në rolin e mbrojtësit por dëshiroja të ndalesha pak, sepse më tingëlloi veçantë qëndrimi i zotit Haxhia, natyrisht ai është në pozicionin e mbrojtësit . Por ka thënë një element të rëndësishëm që të tërheq vëmendjen. Është një listë e paracaktuar gjyqtarësh apo prokurorësh që duhet të ikin.

Spartak Ngjela: Duhet të na e provojë. Ai si avokat duhet të na e provojë. Jurisprudenca e nivelit të lartë nuk e përfill opinionin vetëm faktin. Kjo është një opinion, nuk duhet ta kishe bërë mbase ka fakte, t’i nxjerri.

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmira hajdari shkarkohet fatmira hajdari spartak ngjela fatmira hajdari shkarkohet fatmira hajdari spartak ngjela

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2020, 15:35

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari.Vendimi i zgjeruar pritet të d...