Aktualitet

Ultimatumi për Drejtoritë Vendore të Policisë, zbardhet urdhëri: Afat deri më 30 qershor për të justifikuar nivelin e ul

18 Qershor 2020, 17:26 Nga DOSJA
Ultimatumi për Drejtoritë Vendore të Policisë, zbardhet

TIRANË -Në drejtim të komisariateve në të gjithë vendin është nisur një shkresë me firmën e zv. Drejtoreshës së Policsë së Shtetit, Aida Veizaj. Sipas dokumentit, duhet të justifikohen nivelet e ulëta të arkëtimeve nga paratë e gjobave të vendosura për qytetarët dhe bizneset gjatë periudhës së epidemisë, duke vendosur si afat 30 qershorin.

Në të kundërt  ndaj Drejtorëve të Drejtorive Vendore të Policisë, Zv. Drejtorëve të Sigurisë dhe Seksioneve të Rendit, Shefave të Komisariateve, Shefave të Sektorëve të Rendit në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Shefave të Seksioneve të Rendit Publik në Komisariatet e Policisë si dhe personave përgjegjës ndaj situatës, do të merren masa ndëshkuese.

Në shkresën e siguruar nga “Faxweb”, thuhet se masat administrative të arkëtuar si në numër dhe vlerë janë të papërfillshme në krahasim me sasinë e gjobave të vendosura.  Njëkohësisht theksohet se në ditët e fundit ka pasur uleje të ndëshkimeve për qytetarët dhe janë vendosur gjoba vetëm në zonat e kuqe.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet urdheri per policine urdheri per policine

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2020, 15:35

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari.Vendimi i zgjeruar pritet të d...