Aktualitet

Rëndohet bilanci në vend! Dy pacientë me COVID-19 ndërrojnë jetë tek Infektivi, totali shkon në 41 viktima

18 Qershor 2020, 18:06 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në vend! Dy pacientë me COVID-19

TIRANË– Shkon në 41 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se së fundmi kanë ndërruar jetë një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i cili vuante edhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

67-vjeçari nuk arriti që të mbijetonte pasi vuante nga disfunksioni kardio-respirator, dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik, nuk mundi që të mbijetonte. Gjithashtu ai kishte probleme me diabetin, fibrilacionin atrial, hipertensionin dhe alzheimerin.

Ndërsa para tij, po në spitalin Infektiv, ka ndërruar jetë një 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni. Kjo e fundit kishte vetëm disa ditë që ishte shtruar në spital dhe kishte kaluar prej disa ditësh në terapi intensive.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjatë orëve të fundit një pacient 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pavarësisht perpjekjeve të stafit mjekësor.

Pas nje rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik. 67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer.

Më herët, po në spitalin infektiv ndërroi jetë nga COVID19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë. Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjecarja nuk mundi të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjeve të të ndjerëve që humbën njerëzit e dashur në këtë betejë të vështirë. Nga fillimi i epidemisë, 41 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19.

Ndërkohë sot janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 66 raste të reja, duke e çuar totalin në 1 788 persona të prekur nga pandemia në vendin tonë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll