Sport

E akuzojnë se tallet me kundërshtarët, Neymar shpjegon arsyen kryesore pse luan futboll

18 Qershor 2020, 15:59 Nga DOSJA
E akuzojnë se tallet me kundërshtarët, Neymar shpjegon arsyen

Neymar u ka kthyer përgjigje kritikuesve të tij më të mëdhenj mbi faktin se shpesh “tallet” me kundërshtarët. Ylli i PSG-së pëlqen t’i driblojë edhe kur është në mes të fushës, pa ndonjë nevojë të madhe për të tentuar zonën e rreptësisë apo për të gjuajtur.

“Unë kam treguar aftësitë e mia me topin, kur pjesa më e madhe e skuadrave shqetësoheshin më shumë për t’u mbrojtur, sesa për të bërë një lojë të bukur”, ka mbrojtur veten braziliani.

“Kur thonë se unë kërkoj të turpëroj kundërshtarët, them se nuk është kështu. Kur më akuzojnë se qëllimi im është t’i turpëroj, them gjithmonë se synimi është t’u tregoj njerëzve një driblim të bukur. Kjo është e gjitha”, ka shpjeguar Neymar.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport driblime neymar psg driblime neymar psg

Sondazh

Poll