Bota

Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ 6 viktima dhe 182 rate të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

18 Qershor 2020, 13:22 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ 6 viktima dhe 182 rate të reja me

MAQEDONI E VERIUT– Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar të paktën 6 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 216 numrin total të të vdekurëve.

Gjithashtu edhe numri i rasteve të reja ka qëndruar ende i lartë, ku mes  1348 testimeve të realizura 182 prej tyre kanë rezultuar të infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë 182  rastet sipas qyteteve janë të përhapura 107 Shkup, në Kumanovë 14, Shtip 4, Tetovë 23, Strugë 5, Manastir 2, Ohër 6, Gostivar 4, Strumicë 1, Koçani 1, Berovë 1, Resnje 13, Negotinë 1. Ndërsa aktiv vijojnë të jenë 2.612 raste aktive me koronavirus.

Prej fillimit të shpërthimit të pandemisë e deri më tani, numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 4.664, ku mes tyre 1.836 janë shëruar ndërsa 216 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një ndër vendet fqinje me rrezikshmërinë më të lartë sa i takon Covid-19. E lehtësuar nga masat e pandemisë, Qeveria e këtij shteti ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur karantinën me detyrim, pasi javën e fundit bilanci ditor i rasteve të reja dhe viktimave ka qënë i lartë. Lajmi i mirë është se 1.836 pacientë janë shëruar që  prej fillimit të shpërthimit. Ndërkohë Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se do të hapen  kufijtë tokësorë, por do të rregulla të forta për të shmangur mundësitë e një përhapje masive të rasteve.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Bota 18 Qershor 2020, 12:08

GJERMANI- Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani ...