Bota

Koronavirusi nuk kursen as politikanët, izolohet Presidenti i Argjentinës nga frika e Covid-19

18 Qershor 2020, 10:19 Nga DOSJA
Koronavirusi nuk kursen as politikanët, izolohet Presidenti i

ARGJENTINË– Koronavirusi nuk po kursen as lider, artistë, biznesmen e politikanë në mbarë globin.  Së fundmi mediat e huaja kanë bërë me dije se Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez është  vetizoluar, pas një numri të lartë të testeve pozitive të zyrtarëve brenda kabinetit të tij.

Në këtë mënyrë ai ka paraprirë mundësinë e infektimit nga koronavirusi, që deri më sot në mbarë botën ka vrarë afro 500 mijë njerëz  dhe ka infektuar më shumë se 8.4  milionë të tjerë.

Mjeku presidencial, Federico Saavedra përmes një deklarate për shtyp ditën e djeshme u shpreh se vendimi për izolimin e presidentit Fernandez, vjen për ta mbrojtur atë sa më shumë nga koronavirusi.

Kujtojmë se masat e ashpra të bllokimit të fortë në kuadër të zhdukjes së koronavirusit në Argjentinë, ka qenë një sukses i fortë për mbajtjen e pandemisë nën kontroll, në një kohë që ky virus vdekjeprurës ka gjunjëzuar fuqitë më të mëdha botërore, me në krye SHBA dhe  Brazilin.

Ndërkohë mësohet se në këtë situatë që është vendi, Presidenti do të rri i izoluar deri në momentin kur situata e pandemisë të qetësohet.

Burimi: Telam.com

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alberto fernandez izolohet presidenti i argjentinës koronavirusi ne argjentine alberto fernandez izolohet presidenti i argjentinës koronavirusi ne argjentine

Sondazh

Poll