Bota

Ftesa në Uashington për dialogun, Putin: Asnjë vendim mbi Kosovën nuk do të merret pa Këshillin e Sigurimit

18 Qershor 2020, 12:53 Nga DOSJA
Ftesa në Uashington për dialogun, Putin: Asnjë vendim mbi

KOSOVË– Dialogu mes Kosovës  dhe Serbisë vijon të jetë një çështje mjaft delikate në Ballkan. Teksa Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ftuar në një  takim të përbashkët të dy palët për dialogun mes dy vendeve, Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia do ta mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën.

Më tej ai ka shtuar se asnjë vendim nuk mund të merret pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përcjellë Klan Kosova. Kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri me dij se Putin përmes një bisede telefonike me Vuçiç tha se do të diskutonte çështjen e Kosovës në mënyrë private me homologun e tij serb, i cili do të jetë në Moskë më 24 qershor.

“Gjatë një shkëmbimi të hollësishëm të mendimeve për zgjidhjen e Kosovës, Vladimir Putin foli në favor të hartimit të një kompromisi të pranueshëm për Beogradin, i cili duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit.”- mësohet të ketë ketë thënë zyra e Presidentit Putin.

Ndërkohë Vuçiç do të zhvillojë një vizitë në Moskë për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores, e cila u shty për shkak të pandemisë.

Burimi: Exitnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu serbi-kosove donald trump vladimir putin dialogu serbi-kosove donald trump vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 18 Qershor 2020, 12:08

GJERMANI- Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani ...