Bota

Përplasjet e ashpra me policinë/ Kryetari i komunës së Budvës dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë u arrestuan sepse nuk pranu

18 Qershor 2020, 11:34 Nga DOSJA
Përplasjet e ashpra me policinë/ Kryetari i komunës së

MALI I ZI- Ditën e djeshme kryetari i Komunës së Budvës, Marko Carovic, u arrestua nga policia malazeze së bashku me disa zyrtarë të tjerë, pasi nuk pranuan të dorëzojnë detyrën.

Shkak për arrestimin e tyre është bërë rezistenca e tyre në mos heqjen dorë nga pozicionet e tyre edhe pse humbën shumicën në asamblenë komunale. Ata pretendojnë se vota për shkarkimin e tyre nuk është në përputhje me ligjin.

Sipas mediave vendase mësohet se Policia, në përleshjet e ditës së djeshme përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët që ishin mbledhur në protestestat kundër arrestimit dhe asaj që ata e quajtën “dhunë policore”.

Pas arrestimeve përmes një deklarate për shtyp, shumica e partive opozitare reaguan ashpër duke pretenduar se policia është sjellë në mënyrë brutale me urdhrat e qeverisë dhe se vendi po shkon drejt diktaturës.

Kujtojmë se kjo “valë” arrestimet vjen pas disa javësh tensione mes autoriteteve lokale, të përfaqësuar nga partitë kryesore të opozitës dhe Partisë Demokratike e Socialistëve e cila ka drejtuar Malin e Zi për gati tri dekada.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni marko carovic marko carovic

Sondazh

Poll