Bota

Lajçak mbyll vizitën: Po largohem nga Kosova me sigurinë se janë krijuar kushtet për dialog

18 Qershor 2020, 12:33 Nga DOSJA
Lajçak mbyll vizitën: Po largohem nga Kosova me sigurinë se

KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka mbajtur një konferencë për mediat në përfundim të takimeve në Prishtinë.  Në deklaratën e tij Lajçak u shpreh se temat e ngjashme do t’i diskutojë edhe në Beograd me liderët politikë.

Ky është fundi i vizitës sime të parë në Kosovë si i dërguar special i BE-së. 27 vendet anëtare të BE-së fillimisht dërguan sinjal për angazhimin në Kosovë e rajon. Sa herë që bëj diçka përpiqem ta bëjë 100 për qind, prandaj jam i përkushtuar që të rifillojmë dialogun dhe t’iu ndihmoj palëve në marrëveshje që do të normalizonte marrëdhëniet Kosovë-Serbi, me një marrëveshje të qëndrueshme dhe të pranueshme”, u shpreh ai.

Lajçak ka zhvilluar një vizitë disa ditore në Kosovë. Të martën i dërguari i BE  është takuar me presidentin Hashim Thaçi, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti. Një ditë më pas takoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Lajçak u takua edhe më përfaqësuesit e partive të tjera parlamentare shqiptare. Po ashtu, i dërguari i BE-së u takua edhe me përfaqësuesit e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joshumicë në Kosovë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi mirosllav lajçak dialogu kosove-serbi mirosllav lajçak

Sondazh

Poll

Bota 18 Qershor 2020, 12:08

GJERMANI- Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani ...