Bota

Rasti ‘Reket’/ Gjykata dënon me 7 vjet burg ish-prokuroren Katica Janeva, ndërsa ‘Boki 13’ me 9 vjet burg

18 Qershor 2020, 10:52 Nga DOSJA
Rasti ‘Reket’/ Gjykata dënon me 7 vjet burg ish-prokuroren

MAQEDONI E VERIUT- Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut është marrë vendimi për Bojan Jovanovski i akuzuar për rastin “Reket”, dhe ish-prokuroren e PSP-së, Katica Janeva.

Gjykata Penale ka marrë vendimin e formës së prerë për Bojan Jovanovskin, i njohur ndryshe si “Boki 13” me nëntë vjet burg, ndërsa ish-pokurorja e PSP-së Katica Janeva,  është dënuar me  7 vjet burg, vendim ky i marrë mbi rastin ‘Reket’.

Sipas gjykatëses e cila drejtoi gjyqin e tyre, është vërtetuar se “Boki 13” dhe Katica Janeva kanë kryer vepra penale “marrje të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm” dhe për “larje parash”, ndërsa Katica Janeva për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve”. Mediat vendase shkruajnë se Katica Janeva nuk ishte e pranishme në seancën e sotme për ta dëgjuar aktgjykimin, por ajo dorëzoi njoftim se nuk mund të marrë pjesë për arsye familjare.

Në përshkrimin e aktit të aktakuzës të ngritur nga Prokuroria për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, thuhej se i akuzuari Jovanovski, ka ndikuar tek e akuzuara Janeva, që ajo të sjellë masa më të buta kundër një biznesmeni, i akuzuar në rastin “Perandoria”, i filluar nga ish-Prokuroria Speciale Publike.

Ndërsa Janeva dhe Jovanovski në fjalitë e tyre përmbyllëse para gjykatës mohuan akuzat dhe theksuan se nuk e kanë kryer veprën. Prokuroria, sipas tyre, “nuk ka dhënë dëshmi për veprën për të cilën i ngarkoi dhe tërë aktakuza është e bazuar në rrëfimin e një dëshmitari, që është i dëmtuar në rastin”.

Kujtojmë se Katica Janeva u arrestua për rastin “Reket” (lexo këtu). Gjykimi filloi në nëntor të vitit të kaluar, ku aktakuza ishte për tre persona. Në seancën e parë për këtë rast i akuzuari Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin dhe u dënua me 3 vite burg.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni katica janeva katica janeva denohet me 7 vjet burg katica janeva katica janeva denohet me 7 vjet burg

Sondazh

Poll