Bota

Policët amerikanë nuk dinë të ndalen/ Pamjet tronditëse nga New Mexico, qëllon mbi protestuesin 4 herë (VIDEO)

18 Qershor 2020, 09:37 Nga DOSJA
Policët amerikanë nuk dinë të ndalen/ Pamjet tronditëse

NEW MEXICO– Krimet e policisë ndaj qytetarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtohen gjithmonë e më shumë. Siç deklaruan edhe shumë qytetarë  amerikanë pas vrasjes  së George Floyd në Amerikë, raste të tilla kanë ekzistuar gjithmonë, por tashmë po hidhet dritë mbi to, e po bëhen publike.

Siç tregojnë edhe mediat e huaja, policët “nuk po kursehen” në sulmet dhe vrasjet ndaj qytetarëve që nga data  25 maj, kur vdiq edhe George Floyd.

Por sëfundmi një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në New Mexico, SHBA, kur një protestues është qëlluar 4 herë me armë zjarri nga një polic gjatë përplasjeve të dhunshme mes policëve dhe protestuesve.

Nga pamjet e publikuara në mediat e huaja,  shihet momenti kur Steven Baca, qëllon 4 herë ndaj qytetarit, Scott Williams i cili po protestonte. Ndërkohë policët në Albuquerque arrestuan, policin 31-vjeçar, menjëherë pas ngjarjes së rëndë,  ndërsa Scott është në gjendje kritike për jetën në spital.

Mes protestave masive, Scott ishte një prej personave që kërkonte heqjen e sklupturës ‘La Jornada’  të një emri të njohur spanjoll të shekulit të 16-të, i cili njihet për masakrimin e vendasve.  Ndërkohë  në video shihet që protestuesi Williams, ishte qëlluar në shpinë e i mbuluar nga gjaku.

Burimi:  Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota albuquerque new mexico polici qellon kater protestuesin scott williams steven baca albuquerque new mexico polici qellon kater protestuesin scott williams steven baca

Sondazh

Poll